E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Afganistan,tërhiqet Abdullah, Karzai i vetëm

Lajmin e konfirmoi një zyrtar i lartë i Komisioni Qendror afgan të Zgjedhjeve. "Bazuar në ligjin elektoral dhe në kushtetutë, do të zhvillohet turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale", deklaroi Daoud Ali Najafi.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe kandidati për postin e presidentit të vendit aziatik, Abdullah, njoftoi dje se nuk do të merrte pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të parashikuara  për të shtunën e ardhshme, për shkak të rreziqeve në rritje për manipulime, që karakterizuan tashmë masivisht raundin e parë.  

Ai refuzoi të jepte këshilla për votim në raundin e dytë,  duke ua lenë simpatizantëve të tij  kujdesin për të vendosur vetë nëse do të votonin ose jo.
 
Presidenti i deritanishëm, Hamid Karzaï mbetet pra i vetmi në listë për një votim, legjitimiteti i të cilit është vënë tashmë në dyshim. Në raundin e parë Karzai mblodhi 49,67 për qind të votave, kundrejt 30,59 për qind që mori Abdullah.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›