E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Pas tryezës opozita në Kuvend

Nënkryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto, në një prononcim për "Ora News", u shpreh se pret që kjo tryezë t'i japë fund krizës politike në vend. "Pas kësaj tryeze pres që opozita të kthehet në Kuvend dhe debati të realizohet brenda institucioneve", u shpreh ai. Haxhinasto theksoi se ky ngërç politik nuk duhet të ishte krijuar dhe nuk duhej arritur deri në ndërhyrjen e Presidentit për të ulur palët në tryezë.
"Kjo situatë nuk duhet të ishte krijuar. Nuk duhet të ishte dashur ndërhyrja e presidentit për t'u ulur në tryezë palët. Institucioni i presidentit ka detyra kushtetuese të tjera dhe jo të ulë në tryezë palët. Fajtore për këtë është opozita që nuk ka respektuar insitucionet", argumentoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›