Haxhinasto: Procesi i integrimit ne BE po avancon
Zevendeskryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, ka vleresuar dje nga qyteti i Elbasanit arritjen e konsensusit mes forcave politike per integrimin e vendit. Ne nje takim te zhvilluar me strukturat e Levizjes Rinore per Integrim dhe studentet e universitetit te Elbasanit, Haxhinasto ka theksuar se te rinjte duhet te jene pjese e vendimmarrjes dhe politikeberjes duke ndihmuar per permiresimin e procesit te integrimit. “Shqiperia tashme ka nje situate te re politike ku do te realizohet reforma zgjedhore, do te realizohet parlamentare si dhe ato ligje qe kerkojne shumice te cilesuar, jo vetem se na i kerkon BE, por mbi te gjitha, sepse keto ligje sjellin reforma ne shume fusha te jetes dhe qe krijojne nje situate me te mire per te gjithe qytetaret”, - u shpreh dje Haxhinasto. Ne takimin me te rinjte e LRI-se dhe studentet, Haxhinasto ka theksuar se LRI-ja eshte edhe nje platforme shume e rendesishme per zerin e te gjithe studenteve dhe te rinise shqiptare ne pergjithesi. Haxhinasto ka vleresuar dhe platformen qe LRI-ja do te paraqese ne Keshillin Bashkiak te Elbasanit per implementimin e kartes se studenteve. “Kete mundesi qe ka LRI-ja per te sherbyer si platforme e rendesishme e rinise shqiptare ju do ta vleresoni dhe do ta shfrytezoni me qellim qe idete qe keni per veten tuaj, per arsimin mbi te gjitha sigurisht te merren ne konsiderate. Te merren ne konsiderate dhe te kthehen ne politika te cilat zbatohen”, - tha Haxhinasto. Ai u shpreh se ceshtjet e ngritura nga te rinjte per karten e studenteve do te mbeshteten dhe nga anetaret e Keshillit Bashkiak ne Elbasan. “Ceshtja e kartes se studentit eshte nje ceshtje e rendesishme, me te cilen grupi i keshilltareve te LSI-se ne keshillin bashkiak do ta mbeshtese, do ta shqyrtoje, do ta propozoje dhe do te shikoje te gjitha mundesite se cfare mund te behet me qellim qe t’ju ofrohet nje pakete sherbimesh, e cila do t’ju ndihmoje juve qe te keni sa me shume lehtesi ne arritjen e misionit qe keni, te dilni studente te shkelqyer, te beheni njerez te diplomuar dhe te kontribuoni per veten tuaj, por edhe per zhvillimin e vendit”, - u shpreh Haxhinasto.