Rekomandimet e BE-së, Sannino në Tiranë, takon Berishën
TIRANE - Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE, Stefano Sannino ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, gjatë së cilës do të zhvillojë takime me krerë të politikës.
Vizita që Sannino zhvillon sot është e treta brenda pak muajve në vendin tonë. Zhvillimet politike në vend, si edhe plotësimi i 12 rekomandimeve të kërkuara nga BE-ja për integrimin e vendit janë qëllimi kryesor i vizitës së tij në Tiranë.
Rreth orës 10:00 ai nisi serinë e takimeve të tij nga kryeministria, ku së bashku me ambasadorin e BE-së Etore Sequi u takuan me me kreun e qerverisë Sali Berisha.
Mësohet se në orën 17:00 Sannino do të jetë i pranishëm në komisionin e integrimit, ku bashkë me delegacionin që e shoqëron do të diskutojë për ecurinë e planit të veprimit për 12 prioritetet e BE.
Ndërsa me pas ai do të pritet në Presidence nga kreu i shtetit Bamir Topi, si edhe zv/kryeministri Edmond Haxhinasto.
(er.nu/news24/BalkanWeb)