Kosova*, Ashton: Arritje pothuajse historike, mos pengoni integrimin
Bruksel- Marrëveshja e dialogut Prishtinë-Beograd është pohtujase historike. Kështu u shpreh shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Catherine Ashton duke folur në Komitetin për Marrëdhëniet e Jashtme të PE-së në Bruksel ditën e djeshme.
Baronesha Ashton ka deklaruar se fusnota dhe rezoluta 12 44 janë përjekja më e fortë dhe e sukseshme në integrimin e Kosovës dhe Serbisë.
Rëndësia e dialogut Serbi-Kosovë është se aktualisht, ajo që ne menaxhuam, të arrijmë është pothuajse historike. E dimë se rruga te implementimi është me pengesa. E dimë se ka njerëz, që nuk dëshirojnë që kjo të ketë sukses, që është tragjike. E dimë se do të duhen shumë përpjekje dhe ne duhet ta bëjmë këtë përpjekje në vazhdimësi- tha Ashton.
Duke ripërshendetur punën e qeveritareve të Kosovës, baronesha Ashton u ka ribërë thirrje pesë vendeve të Baskimit Europian që ta njohin Kosovën, dhe të lejojnë integrimin e mëtejshëm të saj në familjen e madhe europiane.
Shkrime të tjera me interes:
- Reforma Zgjedhore, Ashton: Të kryhet përpara zgjedhjeve të 2013-tës Bruksel- Mbledhja e parë e Komisionit për reformën zgjedhore në...
- Bruksel, edhe Ashton përgenjështron justifikimet serbe Bruksel- Justifikimit të serbëve, që pas dështimit në marrjen e...
- Thaçi-Ashton: E ardhmja e ballkanit, NATO dhe BE Bruksel- Catherinë Ashton, shefja për politikën e Jashtme në Bashkimin...