Berisha: Dhe Rama e kuptoi qe bllokimi ishte gabim Eva Gjura
Integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian eshte nje nga prioritet kryesore te qeverise, ndaj ajo eshte e angazhuar maksimalisht per te plotesuar te gjitha kriteret per te cuar perpara kete projekt madhor. Nje qendrim i tille i eshte bere i ditur zyrtareve te larte te Hungarise nga kryeministri Berisha, i cili zhvilloi nje vizite treditore ne shteti mik. Gjate takimit me kryetarin e parlamentit hungarez, Kover, kryeministri Berisha ka ritheksuar edhe njehere vullnetin e palekundur te qeverise per te ecur perpara me projektin madhor kombetar te shqiptareve, integrimit ne BE. Duke u ndalur tek zhvillimet politike ne Shqiperi, kryeministri Berisha ka deklaruar se vendimi i kryetarit te opozites per te bllokuar proceset integruese te vendit rezultoi i deshtuar, ndaj qeveria shqiptare eshte e angazhuar te plotesoje standardet per te ecur perpara per procesin e integrimit. “Ne kete kontekst, pasi pikepamja e liderit te opozites per te bllokuar u provua e gabuar nga vota e shqiptareve, qeveria shqiptare eshte e angazhuar ne plotesimin e te gjithe standardeve per te ecur perpara me shpejtesi me hapat e metejshem te ketij procesi, te cilin e konsiderojme si nje proces teresisht te bazuar ne merite”, - eshte shprehur Berisha. Te njejtin qendrim me kryeministrin Berisha ka ndare edhe kryetari i parlamentit hungarez, i cili shprehu besimin e tij se opozita ne Shqiperi te mos i rikthehet me rruges se gabuar te bojkotit, por te kontribuoje permes pjesemarrjes ne institucionet demokratike, ne proceset e rendesishme, ne te cilat po ecen Shqiperia si ai i integrimit ne BE. Zoti Kover, nga ana e tij, shprehu vleresimin dhe pergezimet e vecanta per faktin qe Shqiperia eshte nder vendet e pakta europiane qe nuk perjetoi krize ne kuader te krizes globale ekonomiko-financiare. Duke u ndalur ne marredheniet e shkelqyera dypaleshe, kryetari Kover u shpreh se ndihej i lumtur qe parlamenti hungarez po jep kontributin e tij, ne kete drejtim per konsolidimin dhe zgjerimin e metejshem te ketyre marredhenieve. Gjithashtu Kryetari i Parlamentit te Hungarise, z. Laszlo Kover, vleresoi bashkepunimin midis te dy parlamenteve, i cili gjate kesaj periudhe eshte intensifikuar ndjeshem, duke u ndalur ne projektin e bashkepunimit nderparlamentar. Ndersa, nga ana e tij, Berisha falenderoi Kryetarin e Parlamentit te Hungarise, si dhe parlamentaret e pranishem per pritjen e rezervuar. Kryeministri vleresoi lart kontributin qe parlamentet e te dy vendeve japin ne marredheniet midis te dy vendeve, duke e cilesuar rolin e tyre si te pazevendesueshem.
Nder te tjera, ne takim u vleresuan marredheniet e shkelqyera dhe tradita e gjate e miqesise dhe mbeshtetjes se ndersjelle, si dhe vullneti i te dy vendeve per t’i intensifikuar ato, ne vecanti bashkepunimin ekonomik dhe ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle per qytetaret e te dy vendeve, sic jane nxitja e investimeve hungareze ne Shqiperi.
Hungaria mbeshtet integrimin e Shqiperise ne BE
Kryeministri Berisha gjate vizites ne Hungari eshte pritur edhe nga Presidenti i Hungarise Pal Schmitt. Presidenti Schmitt e ka vleresuar kete vizite si shume te rendesishme dhe te suksesshme. Schmitt tha se te dy popujt ndajne te njejtat vlera te lirise dhe ruajne miqesi te konsoliduar. Ai vleresoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO, si nje arritje historike te saj dhe qeverise shqiptare dhe i shprehu kryeministrit mbeshtetjen e fuqishme te Hungarise edhe per anetaresimin ne BE. "Hungaria eshte shume e lumtur qe Shqiperia u be anetare e NATO-s dhe ajo do te jete ne radhen e pare te vendeve qe do te mbeshtesin dhe ndihmojne Shqiperine per te marre statusin e vendit kandidat! Shqiptaret kane bere shume sakrifica per te qene te lire dhe duke qene se edhe populli hungarez ka vuajtur nen diktaturen komuniste, ne e kuptojme shume mire popullin mik shqiptar, ndaj do te vijojme t’ju mbeshtesim fuqishem ne hapat e metejshem drejt BE-se”, - tha Schmitt. Nga ana e tij, kryeministri i shprehu Presidentit hungarez mirenjohjen me te thelle, per mbeshtetjen e pacmuar te Hungarise per anetaresimin ne NATO, liberalizimin e vizave dhe ne hapat e metejshem per anetaresimin ne BE, por edhe per qendrimin e kontributin e Hungarise ndaj ceshtjes se drejte te shqiptareve ne Kosove dhe mbeshtetjen e vazhdueshme ndaj shtetit me te ri te Europes, Republikes se Kosoves. Me tej, kryeministri beri me dije perpjekjet dhe reformat e jashtezakonshme te ndermarra gjate kesaj periudhe, per realizimin e projektit madhor kombetar te anetaresimit ne BE, te cilat kane shnderruar pamjen e vendit dhe imazhin e Shqiperise ne bote.