E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: “Shqipëri-Izrael, bashkëpunim ekonomik”

Bashkëpunimi ekonomik me shtetin e Izraelit ishin tema e bisedës e sjellë në fokus ndërmjet Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij Izraelit, z. Avigdor Lieberman.
 

Gjatë një konferencë për shtyp, Haxhinasto konfirmoi se gjatë takimit të sotëm janë diskutuar çështje të axhendës dypalëshe ndërmjet dy vendeve tona dhe perspektiva e tyre.

“Kemi shprehur vullnetin e përbashkët në fushat me bashkëpunim reciprok. Kemi vendosur të realizojmë marrëveshjen dypalëshe që do të na japin mundësi në fushat e energjisë, turizimit, ifrastrukturës, bujqësisë”, tha më tej Haxhinasto.
 

Të njëjtën qëndrim mbajti dhe z. Liberman i cili u shpreh i bindur për këtë bashkëpunim reciprok, kjo ne shume fusha te ekonomise.
 

Vizita e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm izraelit, përkon me zhvillimin e Forumit të parë të Biznesit Shqipëri-Izrael, aktivitet i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›