Sequi: Rregullat dhe ligjet shqiptare kanë nevojë për përditësim

Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë në fushën ekonomike, por u takon institucioneve shqiptare të dalin nga situata e vështira. Kështu është shprehur Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi gjatë fjalës së tij në cermoninë e projektit të binjakëzimit të financuar nga Bashkimi Evropian në mbështetje të Autoritetit të Konkurencës dhe Departamentit të Ndihmës Shtetërore.
“Opinioni i BE është se rregullat dhe ligjet shqiptare kanë nevojë për përditësim. Ky projekt kërkon të ndreqë gabimet. BE do ta ndihmojë Shqipërinë por janë institucionet ato që kanë në dorë përmirësimin e ekonomisë. Duhet një forcim i zbatimit dhe një monitorim ndaj subjekteve” theksoi Sequi.
Ndërkohë në këtë takim kanë qenë të pranishëm, ambasadorja e Britanisë së Madhe, ai i Hungarisë si dhe Zv. ministri i METE-s Eno Bozgo. Në këtë projekt binjakëzimi ekonomia jonë të ketë mbështetje nga Italia, Anglia, Hungaria si dhe vendet e BE.