E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle sot në Tiranë për axhendën europiane

TIRANË- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian Stefan Fyle viziton sot Tiranën në një përpjekje për të pajtuar palët në prag të zgjedhjeve.  Lajmi u konfirmua dje nga zëdhënësja Natasha Butler në një konferencë për shtyp në Bruksel.Fule do të takohet me kryeministrin Berisha, me liderin e opozitës Edi Rama dhe presidentin Topi.

“E konfirmoj se Fyle do të shkojë në Shqipëri nesër, (sot) do vizitojë Shqipërinë për të adresuar 12 pikat e domodoshme për tu plotësuar nga Tirana në një seminar. Një seminar i tillë u mbajt edhe në Malin e Zi për të adresuar shtatë pikat që i kemi vendosur Podgoricën dhe këtë do të bëjmë edhe për Shqipërinë. Qëllimi i vizitës është që të nxisim zbatimin e reformave, dhe kjo nuk është e mundur pa dialog konstrukitv u shpreh zëdhënësja Butler. Komisioneri Fule do të nënvizojë këtë për të ndihmuar që të ndërtohet besimi mes partive politike. Shqetesimet kryesore i kam shjpeguar disa herë që nga 21 janari. Zgjidhja e krizës, vendosja e axhendës së BE duke përfshirë nevoja për dialog të përgjegjshëm mes mazhorancës dhe opozitës dhe përgatitja e zgjedhjeve lokale që të jenë transparante. Kjo është kryesore për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë.”,- nënvizoi dje zëdhënësja Butler.

“Shqipëria ka perspektive europiane ashtu siç u ra dakord në deklaratën e Selanikut në vitin 2003, por Shqipëria nuk mund të përmbushë këtë perspektivë nësë nuk bën detyrat e saj. Askush nuk mund t’i bëjë këto detyra për jashtë Shqipërisë. BE mund të ndihmojë dhe lehtësojë cdo zgjidhje, ne mund të ndihmojmë, por ndihma e BE nuk zëvendëson dialogun mes liderve në Tiranë. Po e përsëris se është në dorën e liderve politikë të tregojnë pjekuri dhe Fule do të flasë nesër direkt me drejtuesit politikë. Të gjithë drejtuesit politikë kanë dallime, por të punuarit së bashku në një demokraci të shëndetshme është e domosdoshme.”,- ka përfunduar zëdhënësja Natasha Butler deklaraten e djeshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›