Haxhinasto: Shqipëria, kontribuese për bashkëpunimin rajonal
"Shqipëria është kontribuese aktive për bashkëpunimin rajonal. Ndërkaq, pjesë e munguar e kësaj skeme është Kosova, një pjesë e munguar e bashkëpunimit rajonal". Kështu deklaroi zëvëndës kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto i cila ka marrë pjesë në ministerialin e e SEECP në Malin e Zi.
Për këtë, Haxhinasto ka shtuar se Kosova duhet të përfshihet në proceset integruese. Pjesëmarrja e Kosovës në SEECP është një çështje politike, diplomatike dhe strukturale e kësaj organizate, sepse pa pjesëmarrjen e Kosovës, askush nuk mund të ketë iluzionin se po funksionon realisht kjo organizatë.
SEECP u krijua në vitin 1996 në Sofje të Bullgarisë, një vit pas mbarimit të luftërave të përgjakshme që Serbia zhvilloi kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnjë -Hercegovinës për të penguar pavarësine e tyre.