Protesta-homazh, interes nga mediat ndërkombëtare
Shumë media të huaja kanë raportuar lidhur me demostratën homazh të zhvilluar nga opozita në nder të 3 viktimave të demostratës 21 janarit. Dhjetëra mijëra shqiptarë duke mbajtur në duar lule dhe qirinj e të heshtur përmes kryeqytetit kanë demostruar në mënyrë paqësore për të nderuar tre mbështetësit e opozitës të vrarë gjatë protestës së 21 janarit. Kështu e nis shkrimin “Washington Post”, për Shqipërinë dhe demostratën homazh të 28 janarit. Gazeta amerikane thekson se forcat e shumta të policisë kishin rrethuar kryeministrinë, me frikën e ripërsëritjeve të ngjarjve të dhunshme.
Mes muzikës funebre, lideri socialist Edi Rama dhe anëtarë të kësaj partie kanë marshuar , mes asaj që i përngjasonte më shumë një funeral se sa një proteste, shkruan “Washington Post”.
Në shkrim citohet deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili ka deklaruar se protestat e opozitës do të vazhdojnë. Gjithashtu përmëndet dhe mbyllja e zyrave të Ambasadës Amerikane , për ditën e premte për çështje sigurie.
Mediat italiane e kanë cilësuar si kortezhi i heshtur i opozitës. Ansa, Corriere della Sera, La Republika kanë raportuar se rreth 20 mijë persona kanë nderuar viktimat nga sheshi Skendërbej deri të Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe në krye të tyre të këtij kortezhi ka qënë dhe lideri opozitës Edi Rama. Ky manifestim është shoqëruar pa incidente, kane bërë me dije mediat.
Edhe radio Evropa e Lirë ka raportuar lidhur me homazhet, duke thënë se mijëra domostrues dolën në shesh për të ndëruar protesuesit e vrarë antiqeveritarë. Pas kortezhit, demostruesit janë shpërndarë në paqe, shkruan Evropa e Lirë.
The “Herald Sun” dhe media të vendeve të tjera kanë raportuar gjithashtu mbi këtë zhvillim të fundit në vendit tonë.