Bumçi: Rama, organizatori i puçit të shtetit
Deputeti i PD-së Aldo Bumçi, pas deklaratës së dhënë pak minuta më parë, nga kreu i opozitës Edi Rama, në lidhje me demostraten homazh në nder te tre viktimave, akuzoi sërish Ramën si pjesë e puçit të shtetit.
Me një valë akuzash të drejtëpërdrejta, Bumçi deklaroi se ishte Rama ai që provokoi 21 janarin duke shfaqur para ndërkombëtarëve një skenë të turpshme.
Në lidhje me këtë, deputeti i PD-së lëshoi thirrjen se Rama mbetet autori i një krimi të turpshëm e për këtë, ai s`mund të lajë duart nga puçi i 21 janarit.