E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kërkesë SHBA-së dhe BE-së, mos toleroni këto skena

Kreu i opozitës Edi Rama, pas demostratës homazh të mbajtur pak minuta më parë, bën një dalje publike për mediat, dhënë në dy gjuhë.

Publikisht Rama kërkoi nga Bashkimi Europian dhe SHBA-së të mos lejojnë gjëra që nuk i lejojnë në vendin e tyre. Me anë të një mesazhi të qartë, në mënyrën e të jetuarit të një regjimi që mbyt zërin e lirisë, kreu i PS theksoi se është ky pushtet e cila nuk lejon të zgjedhë lirisht. Per të, kjo është Shqipëria e tre qytetarëve, njërëzve të zakondshëm të cilët u vranë në një demostratë të vrarë nga sistemi. Për këtë fakt, Rama iu bashkua thirrjes për një ndihmë nga ndërkombëtarët, pasi shqiptarët jetojnë ende në regjimin e frikës. Për këtë, apeli i drejtohej partnerëve të Shqipërisë që të kuptojnë se anullimi i protestave nuk u bë, kjo pasi jetojmë në 20 vite demokraci jofunksionale dhe kjo do të dëshmonte se populli nuk do të dorëzohej.
 

“Përpjekja jonë nuk është për të nënshtruar palën tjetër, përpjekje për ti dhënë një mundesi të re Shqipërise. Duke krjuar kushte që të gjitha palët të jenë të njejta per ligjet dhe Kushtetutën. Nëse pushteti i kusarisë dhe matrapazllëkut e ka haruar që përballë ka shqiptarë dhe arrijnë ti vrasin në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, si të ishin kuajt në filmat bardh e zi të shekullit te shkuar. Ne nuk e kemi harruar dhe as e harrojmë se përballë kemi shqiptarë, përfaqësuesit e një pjese të Shqipërisë. Përballë kemi atë që në demokraci duhet te jetë alternativa tjetër për shqiptarët.”
 

Rama deklaroi se nuk ka hezituar ndaj thirrjes për dialog ndërsa kritikoi ashpër qeverisjen aktuale.
“Kjo është shëmbëlltyra e një proteste paqësore, e cila do të vazhdojë në Shqipëri, larg çdo forme të dhunës, duke refuzuar çdo shenjë të frikës dhe do të vazhdojmë të ngremë fuqimisht zërin e një populi të tërë për fundin e këtij regjimi dhe fillimin e një kapitulli të ri për shqiptarët” tha Rama.
 

Duke folur për zgjedhjet lokale të majit, kreu i PS-së ka deklaruar se në këto kushte ku gjendet Shqipëria nuk mund të kryhen zgjedhje të parakohshme.

“Pozicioni ynë për zgjedhjet e majit është edhe më i vendosur se para vrasjeve të 21 janarit, para sulmit ndaj prokurorisë së përgjithshme dhe agresionit ndaj presidentit të Republikës, të gjitha këto janë arsye më shumë për të thënë se në këto kushte nuk mund të bëhen zgjedhje në Shqipëri”, tha Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›