Haxhinasto Task Force per monitorimin e sektorit minerar
Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës ka paralajmëruar marrjen e masave konkrete për aktivitetet minerare, në mënyrë të veçantë për ato që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm. Nisur nga problematika e sektorit minerar, i cili ka një impakt të jashtëzakonshëm për prodhimin e brendshëm dhe bilancin tregtar, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto është përqëndruar në tre objektiva madhorë për këtë sektor, siç janë: rritja e prodhimtarisë, rritja e kapacitetve prodhuese, rritja e sigurisë në punë dhe standardeve të punës.
Ministri Edmond Haxhinasto gjatë një takimi me përfaqësues nga disa Prefektura të vendit, përfaqësues të AKBN, RISHM, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, si dhe përfaqësues nga sektori privat në këtë industri ka urdhëruar riaktivizimin e task-forcave në të gjitha qarqet ku ushtrohet sektori minerar për monitorimin e rrepte ndaj cdo operatori sa i përket, lejes për ushtrim aktiviteti, sigurisë dhe standardeve të kushteve të punës si dhe ruajtjen e standardit mjedisor.
Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka bërë dhe një panoramë të ecurisë së sektorit minerar gjatë 2011, ku ka numëruar 7.8 milionë tonë prodhim dhe rreth 340 milionë euro fitime nga eksporti. Duke vlerësuar dhe interesin e investitorëve në këtë industri, ai tha se po gjatë 2011 janë dhënë 1600 leje minerale, ndërsa janë hapur 9520 vende pune.