KE perforcon fuqine e BQE

Banka Qëndrore Europiane duke filluar nga 2013 do të marrë detyrën e supervizores jo vetëm të bankave të mëdha por edhe intituteve kredituese me dimensione më të vogla të Eurozonës. Kështu thuhet në një lajm të publikuar nga gazeta gjermane Handelsblatt në një shkrim me titull “Brukseli forcon fuqinë e BQE”. Sipas këtij artikulli thuhet se BQE duhet të kontrollojë të gjitha bankat e Eurozonës duke nisur nga viti i ardhshëm. Në muajin shtator KE do t’i propozojë BQE që të marrë përsipër kontrollin e pjesë më të madhe të bankave . mes këtyre instituteve që do të monitorohen do të përfshihen edhe arkat e kursimeve dhe bankat kooperativë. Propozimi i KE që parashikohet të bëhet në takimin e 11 shtatorit parashikon që autoritetet kombëtare që do të survejojnë aktivitetet ditore dhe BQE mund të ndërhyjnë vetëm kur vërejnë rreziqe të mëdha shkruan e përditshmja gjermane. Jashtë Eurozonës bankat qëndrore kombëtare do të vijojnë të angazhohen për institutet e tyre të kredive. Në fund të muajit qershor liderët europianë gjetën një marrëveshje mbi një institucion me një oprganizëm unik të survejimit si një parakusht për injektimin direkt të fondeve të shpëtimit në banka, pa kaluar përmes qeverive kombëtare.