Qeveria miraton rritjen e rrogave

Qeveria në vijim të premtimit të saj për rritje të rrogave, ka miratuar në mbledhjen e fundit ndryshimet në strukturën e pagave në sistemin shëndetësor, atë arsimor dhe për pushtetin vendor.
Në vendimin e marrë, Këshilli i Ministrave përcakton se punonjësit në shërbimin e urgjencës, do të paguhen shtesë për orët që do të punojnë në fundjavë dhe përgjatë ditëve të festive. Sipas vendimit të marrë, të gjithë ata që janë në sistemin 24 orë, për ditët e shtuna do të marrin shtesë 1.700 lekë, të dielave 2.100 lekë dhe ëpr ditë feste 2.500 lekë. Ndrësa për punonjësit e sistemit 16-orësh, për fundjavë përfitojnë shtesa 1.400 dhe 1.700 lekë dhe për ditë feste 2.200 lekë. Shtesë do të ëprfitojnë edhe punonjësit e urgjencës në sistemin 12 orësh, ku për fundjava varion nga 1.100 deri 1.400 lekë dhe për ditë feste 1.700 lekë. Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur edhe rishikimi i pagës edhe për drejtuesit e spitaleve dhe shefat e shërbimin.
Rritja e rrogave në arsim për këtë vit, një tjetër premtim i qeverisë “Berisha”, është mundësuar me vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Në vendim thuhet se paga e grupit të parë të mësuesve, sipas nivelit arsimor, do të rritet nga 1.300 deri në 1.400 lekë. Ndryshime të medha kanë pësuar shtesat për pozicion. Kështu, nga 40.000 lekë që ka qenë shtesë për pozicion i drejtorëve të shkollave të mesme, të instituteve që nuk shikojne e degjojne, apo të konvikteve shtesa ka arritur në 51.500 lekë, pra 11.500 lekë më shume. Rritje ka edhe për punonjësit mësimorë, që janë në pozicionin e zv/drejtorëve të institucioneve të ndryshme arsimore. Nga 35.000 që e kishin shtesen për pozicion, shtesa u bëhet 50.000 lekë. Vendimi i qeverisë përcakton rritje tek punonjësit mësimorë që kishin pagë të ulët. Një edukator fëmijësh dhe një mësues në ciklin e ulët në shkollat 9-vjeçare, e kishte shtesën për pozicion 19.300 lekë, tani kjo shtesë u shkon në 27.000 lekë në muaj. Duhet patur parasysh se rroga totale e çdonjërit prej punonjesve mësimore, bëhet e konsiderueshme po të kemi parasysh faktin se përveç këtyre shtesave, llogaritet edhe 2 përqindeshi i pagës së grupit, si dhe shtesa për shkak të kualifikimit, sipas tre shkalleve.
Qeveria ka vendosur gjithashtu të ndryshojë nivelin e pagave për drejtuesit e njësive vendore dhe nëpunësit e tyre. Në bazë të vendimit, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, paga lëviz nga 140.000 deri në 174.760 lekë. Ndërsa, për nënkryetarin, paga shkon nga 130.000 deri ne 140.000 lekë. Ndryshime kanë pësuar edhe pagat e të gjitha njësive të qeverisjes vendore, në bazë të popullsisë se tyre. Kështu, bashkitë që kanë nën administrim mbi 100 mijë banorë, do të kenë nivele të tjera pagash. Kryetari do të ketë një pagë jo më të ulët se 92.000 leke, dhe jo me të lartë se 140.000 lekë, ndërsa, nënkryetari jo më të ulët se 60.000 lekë, dhe jo më të lartë se 93.000 lekë. Njësite që kanë nën administrim nga 50.000-100.000 banorë, variojnë nga 60.000 deri në 116.000 leke, dhe 49.000 deri në 91.000 lekë për zëvendeëin.
Efektet financiare që rrjedhin nga rritja e pagave, do të përballohen nga fondet e parashikuara nëe buxhetin e shtetit, për rritjen e pagave për këtë vit. Vendimet hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”, dhe shtrijnë efektet financiare nga data 15 korrik 2012.
SHTESA MBI PAGE PER URGJENCAT
Për sistemin 24 orë
Të shtuna 1700 lekë
Të dieta 2100 lekë
Ditë feste 2500 lekë
Për sistemin 16 orë
Të shtuna 1400 lekë
Të dieta 1700 lekë
Ditë feste 2200 lekë
Për sistemin 12 orë
Të shtuna 1100 lekë
Të dieta 1400 lekë
Ditë feste 1700 lekë
SHTESA MBI PAGE NE ARSIM
Shtesa për drejtorë
Nga 40.000 lekë në 51.500 lekë
Shtesa për zv/drejtorët
Nga 35.000 në 50.000 lekë
Edukatorët dhe mësuesite e ciklit të ulët
Nga 19.300 lekë, shtesë u shkon në 27.000 lekë në muaj.
SHTESAT PER KRYEBASHKIAKET
Pëer Bashkinë Tiranë:
Kryetari 140.000 - 174.760 lekë
Nënkryetari 130.000 - 140.000 lekë
Për Bashkite me mbi 100.000 banorë:
Kryetari 92.000 - 140.000 lekë
Nënkryetari 60.000 - 93.000 lekë
Për Bashkite me 50.001 - 100.000 banore:
Kryetari 60.000 - 116.000 lekë
Nënkryetari 49.000 - 91.000 lekë