E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prodhimet e Lushnjes eksportohen ne Europe

Viti 2012 ka shënuar sasinë më të madhe të eksporteve në rrethin e Lushnjës të dy dekadave të fundit. Në 7 muajt e parë të këtij viti, duke iu referuar statistikave eksportet janë 37% më shumë se një vit më parë. Sipas drejtorisë së bujqësisë Lushnje në vitin 2012 janë eksportuar 24 mijë ton fruta dhe perime kundrejt 18 mijë tonë në vitn 2011. Pritet që deri në fund të vitit sasia të arrijë në mbi 30 mijë ton mallra eksporti. Edhe për muajin gusht eksporti i frutave nga Lushnja vazhdon, por është në sasira më të vogla krahasuar me muajt e tjerë të vitit, ndërkohë që fermerët presin të nisin eksportet e perimeve të vjeshtës. Kontratat janë lidhur dhe gjithçka mbetet çështje kohe. Eksportuesit shprehen se këtë vit, jo vetëm që ndihen të kënaqur me sasinë e produkteve që kanë marrë nga sipërfaqet e mbjella, por çmimet e tyre kanë qenë tepër të leverdishshme. Për eksportin, perimet dhe frutat janë tregtuar në çmimet maksimale ku domatja arriti te tregtohej me 100lekë për kg dhe frutat me 150 lekë për kg. Vendet e Ballkanit dhe të Europës Lindore kanë qenë zonat ku frutat dhe perimet e Myzeqesë u eksportuarn këtë vit.

Cilësia e mirë dhe hershmëria e prodhimit janë dy arsyet që e rendisin rrethin e Lushnjes në eksportuesen më të madhe të vendit. Për shkak të pozicionit të saj gjeografik, perimet e serave piqen më herët se në vendet e tjera europiane dhe toka përmban përqindjen më të vogël të plehrave kimike duke shtuar shijen e tyre.

Vendet më të mëdha konsumatore janë Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia, ndërsa tregu më i madh i eksporteve bëhet me vendet si Çekia, Hungaria, Rumania dhe Rusia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›