E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto: Te hetohet dhunimi i nxenesve ne Maqedoni

Zevendeskryeministri dhe Ministri i Jashtem i Shqiperise, Edmond Haxhinasto, deklaroi dje ne Shkup se Tirana mbetet ne kerkesen per zbardhjen e te gjitha incidenteve, perfshire dhe rrahjen e nxenesve shqiptare ne Shkup nga grupe te maqedonasve etnike. "Qendrimi yne eshte shume i qarte. Kemi kerkuar hetim te plote te ngjarjeve, kemi kerkuar qe institucionet e zbatimit te ligjit te vene para drejtesise personat pergjegjes. Kemi kerkuar gjithashtu qe te gjithe perfaqesuesit politike te tregojne maturi, te tregojne qetesi dhe mbeshtetje per institucionet e ligjit per trajtimin e ketyre ngjarjeve", - deklaroi ministri Haxhinasto. Deklarata e ministrit Haxhinasto u be gjate konferences se dhene per mediat, se bashku me homologun e tij maqedonas, Nikolla Poposki. Shefi i diplomacise shqiptare eshte pyetur edhe lidhur me djegien e flamurit maqedonas ne Burrel te Shqiperise dhe me kete rast ka denuar, jo vetem kete akt, por edhe ate te djegies se flamurit shqiptar. "Kam pare edhe incidente, ne te cilat eshte djegur flamuri shqiptar. Incidentet e tilla nuk guxojne te ndodhin, pasi simbolet kombetare jane te shenjta per cdo komb, per cdo qytetar. Por, ne sot konstatuam se keto incidente nuk i prishin raportet tona te shkelqyeshme. Do te perseris edhe njehere se eshte shume me rendesi qe institucionet te veprojne sipas ligjit", - u shpreh Haxhinasto. Gjate konferences, dy diplomatet theksuan se Maqedonia dhe Shqiperia denojne cdo lloj incidenti qe mund t'u shkaktojne dem marredhenieve te mira fqinjesore dhe kerkojne qe kryesit t'i gjykojne institucionet e sistemit. Ata theksuan se dy vendet ndajne vizion te perbashket europian, ndersa Shqiperia e mbeshtet Maqedonine per anetaresim ne NATO, theksuan shefat e diplomacive te te dy vendeve, Nikolla Poposki dhe Edmond Haxhinasto, ne konferencen e sotme per shtyp ne Shkup. "Deshirojme ta shohim Maqedonine te perparoje drejt integrimeve ne NATO dhe BE. E njejta ka te beje edhe me vendet nga rajoni, pa perjashtim, te cilat fillimisht duhet te integrohen ndermjet vete, e me pas edhe ne keto organizata", - tha Haxhinasto. Ministri i Jashtem u eshte referuar dhe nje here incidenteve, duke theksuar: "Kerkuam nga te gjithe faktoret politike te tregojne pjekuri, qetesi dhe mbeshtetje ndaj institucioneve, ne menyre qe te mund t'i zgjidhin keto probleme", - theksoi Haxhinasto. Hetimi i incidenteve eshte theksuar dhe nga minister Maqedonas, Poposki. "Cilido gjest, i cili synon prishjen bashkepunimit te shkelqyeshem ne rajon dhe eshte ofendues, per cilindo nga miqte apo fqinjet tane, si ne Maqedoni ashtu edhe ne Shqiperi, duhet te denohet dhe trajtohet ne kuader te institucioneve te sistemit. Kemi ardhmeri te perbashket ne kuader te BE-se dhe NATO-s, ndajme vlera te njejta dhe ashtu duhet te trajtohen te gjitha gjestet, te cilat deshirojne ta prishin kete qellim dhe ardhmeri te cilen deshirojme ta ndertojme", - tha Poposki.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›