Bie nga kati peste ne rrezik per jeten
Një 51 vjeçare po lufton me vdekjen në spitalin e Fierit pasi ka rënë nga kati i pestë i një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen “8 Shkurti” kur 51 vjeçarja, Natasha Sena ka rënë nga dritarja e shtëpisë së saj që ndodhet në katin e pestë të një pallati . Rënia e 51 vjeçares mendohet të ketë qenë aksidentale, pasi në kohën kur ndodhi ngjarja ka qenë në dritare duke pastruar dhe ujitur vazot me lule. Në banesë ndodhej edhe bashkëshorti i saj, i cili lajmëroi menjëherë urgjencën e spitalit. Në vendgjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur të hetojë rrethanat në të cilat ka rënë 51 vjeçarja. Aktualisht gruaja ndodhet në sallën e operacionit ne spitalin e Fierit ndërsa gjendja e saj vazhdon të jetë kritike.