Qytetaret kane me shume motive per tu bashkuar me ne Nga Prof. Dr. Sali Berisha
Se pari, pershendes te gjithe anetaret, simpatizantet e mbeshtetesit e Partise Demokratike dhe qytetaret e ketij vendi. Ky takim nuk do mund te kishte teme tjeter me te rendesishme se 22 marsi, qe kete vit shenon 20 vjetorin e permbysjes ne Shqiperi, me voten e lire te qytetareve te saj, te regjimit me te eger, me cnjerezor e barbar qe kombi shqiptar njohu ne tere historine e tij.
Ky 20 vjetor eshte i nje rendesie te vecante, sepse e festojme ne kuadrin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Asgje nuk ka ndikuar me shume, nga koha e pavaresise deri me sot, ne fatin e shqiptareve, ne jeten, dinjitetin e qenien e tyre, sesa permbysja e diktatures komuniste dhe fakti qe sot e festojme te lire. Nuk do te ndalem te flas per rendesine e kesaj ngjarjeje, por ajo ndau per shqiptaret epoken dhe regjimin e sistemit socialist te skllaverimit te njeriut, te shtetezimit dhe bunkerizimit te tij e te vendit, me sistemin e lirise e vlerave te perjetshme te qyteterimit perendimor.
Keto zhvillime, shqiptaret ia besuan 20 vjet me pare, Partise Demokratike. Ata ishin masivisht faktor percaktues te nje ndryshimi epokal dhe e vendosen besimin e tyre tek forca e re politike qe kishte vetem nje vit e themeluar, tek programi i saj. Kete besim, ata ia dhane kesaj force politike ne menyre te perseritur. Fakti qe ky 20 vjetor e gjen Partine Demokratike ne pushtet perben jo vetem nderimin me te madh, besimin me te madh, por gjithashtu edhe detyrime e pergjegjesi me te medha e me te larta.
Ne kete kontekst, data 22 mars eshte dite pushimi, por ne do ta shnderrojme ate ne diten e festes me te bukur. Ndaj jeni thirrur ketu per t'u angazhuar me te gjithe potencialet e seksioneve, degeve e nendegeve te partise, qe Tirana te perjetoje ate dite festen me te bukur ne historine e saj, qe nga 22 marsi i vitit 1992. Dhe kete do ta bejme ne nje nderim te madh per te gjithe ata burra e gra, vajza e djem qe firmosen ne 22 mars te vitit '92, pranveren e pare te demokracise ne historine e shqiptareve, do ta bejme kete ne nderimin me te madh te perpjekjeve mbinjerezore te shqiptareve ne keto 20 vite, perpjekje, me te cilat ata kane realizuar ne te njejten periudhe kohore, me shume se cdo komb tjeter. Asnje komb, ne historine e zhvillimit, nuk ka realizuar ne 20 vite, aq sa kane realizuar shqiptaret. Deshmi kjo e energjive te medha qe ata kane si njerez te lire. Ndaj do ta bejme kete feste ne nderim te arritjeve te medha te ketij vendi.
Shqiperia feston 20 vjetorin e vendosjes se sistemit demokratik, e fitores se demokracise si nje vend anetar i NATO-s, sot shqiptaret levizin te lire ne mbare Europen. Me gjithe problemet, sakrificat e dhimbjet e ketyre 20 viteve, keto jane vite, ne te cilat shqiptaret ngjiten me shpejtesine me te madhe se cdo komb tjeter, shkallet e zhvillimit. Keto jane vite, ne te cilat ne Shqiperi u krijua nje klase e mesme dhe kjo perben ne nga arritjet me te medha ne historine e vendit, perben garancine me themelore te stabilitetit te demokracise. Eshte kjo klase e mesme, e cila nga mengjesi ne darke krijon dhe eshte gardiane e vlerave te krijuara; eshte kjo klase e mesme, e cila ne te gjitha koherat ka qene promotore kryesore e ndertimit te sistemit te bazuar ne vlera; eshte kjo klase e mesme, e cila nuk pranon nga askush aventura. Kjo klase eshte e nje spektri te gjere politik, por krijimi i saj perben garancine me madhore te stabilitetit te demokracise shqiptare dhe konsolidimit te tij.
Shqiptaret kane ecur me shpejt se kushdo tjeter, sepse ne 20 vjet, ata kane rritur te ardhurat per fryme se paku me 35 here, sepse ne 20 vjet dhe vecanerisht 10 vitet e fundit, ata ndertuan ne kete vend shtepi per veten e tyre, me shume se cdo komb tjeter europian, ne 30 vite te marra se bashku, pervec nje kombi. Ne kete gare te lirise, te ndertimit te prosperitetit dhe te ardhmes, shqiptaret u shkeputen nga njeri prej 2-3 vendeve me te varfra te botes dhe sot jane ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta. 20 vitet jane deshmia me e shkelqyer e vullnetit te hekurt, e gjenise krijuese te qytetareve shqiptare per te investuar dhe ndertuar te ardhmen e tyre europiane. E ardhme, e cila parakupton standardet me te mira te lirise, jeteses e sigurise se qytetareve shqiptare.
Ne duam qe kjo feste te jete feste per te gjithe. Ndaj me kete rast do te ftoja te gjithe qytetaret shqiptaret ta festojme se bashku kete 20 vjetor, si dita qe celi dyert e te ardhmes sone. Por do te doja qe kjo feste te ishte para se gjithash, feste e te rinjve shqiptare, feste e 20 vjecareve shqiptare, e brezit me te lumtur ne historine e ketij vendi, i cili nuk jetoi qofte edhe nje ore te vetme diktaturen qe perjetuan shqiptaret. Ndaj i ftoj te gjithe kete manifestim te bukur dhe koncertin qe do te organizohet diten e enjte, ne oren 12.00, ndonese festa do te vazhdoje deri ne darke dhe nje pjese te skenarit se bashku me fishekzjarret do t'i shpalosim ne darke.
22 marsi eshte festa e te gjithe shqiptareve, eshte dita ne te cilen shqiptaret, me shume se kurre, votuan nje force politike dhe i riperterine besimin asaj force politike, me shume se cdo force tjeter ne Europen ish komuniste. Ky eshte realiteti i Partise Demokratike. Ndaj 22 marsin, ne do ta caktojme si diten, me te cilen do te nisim nje seri te re anetaresimesh ne Partine Demokratike, seri e cila do te vazhdoje ne menyre te panderprere, deri nje muaj para zgjedhjeve te qershorit te vitit 2013. Me kete do te synojme te ftojme qe te bashkohen me ne, energjite me te mira te komunitetit dhe shoqerise. Kjo gje eshte jetike, ne sensin qe 20 vitet qe kaluan ishin vite te perpjekjeve te medha dhe 20 vitet qe vijne kane nevoje per nje energji te re, te gjithanshme, kane nevoje per kontribute te reja ne cdo seksion, ne cdo dege e nendege.
Ne jemi sot, ketu, si force ne qeverisje, si force e fitores, para se gjithash, sepse ne menyre konstante kemi qene nje parti e hapur, nje parti tek e cila kane mbeshtetur besimin dhe projektin e tyre politik, cdo vit, mijera e mijera qytetare e qytetare, te rinj e te reja. Ata e kane perqafuar si program te tyre, programin e kesaj force politike, e cila udhehoqi vendin ne anetaresimin e tij ne NATO, ne reformat e gjithanshme qe bene te mundur heqjen e vizave, qe bene te mundur qe ekonomia shqiptare, ne periudhen me te stuhishme per ekonomine rajonale, europiane dhe boterore, te deshmohet nje ekonomi e qendrueshme. Ajo udhehoqi vendin ne nje kohe kur ne mbare Europen u shkurtuan ne menyre te ndjeshme rrogat, pensionet, mbeshtetja ekonomike dhe u rrit ndjeshem papunesia. Kjo nuk ndodhi ne Shqiperi. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qene objektivi me fisnik, me njerezor, i kesaj qeverie. Rroga mesatare qe ishte rreth 220 dollare, arriti ne 520 dollare. Pak kohe me pare, po lexoja nje studim, i cili deshmonte se edhe diferencen e madhe gjinore qe ekzistonte ne te ardhura ne paga, e cila ne shkalle vendi kalonte ne 37 per qind, ne e kemi zbritur ne vitin 2008, ne 18 per qind. Une ju garantoj se do te jete akoma me e ulet.
Zonja e zoterinj,
Asgje nuk ka me percaktuese, sesa vendimet e qeverisjes per ecurine e te gjitha degeve te zhvillimit. Jane vendimet tona te drejta, reformat tona te thella, ato qe mbajten ekonomine shqiptare. Eshte percaktimi yne per te luftuar, jo me fjale, por me vendime, me reforma, pabarazine gjinore, duke e njohur ate si nje deformim te papranueshem per shoqerine. Por, ne nje hark kohor te shkurter, ne kemi arritur dhe do te arrijme edhe me shume.
Jane vendimet dhe reformat e kesaj qeverie qe bene qe Shqiperia, e cila ne vitin 2005 kishte 12 studente per 1 mije banore, sot te kete 49 studente per 1 mije banore, duke tejkaluar mesataren evropiane qe eshte 43 studente per 1 mije banore.
Jane keto reforma dhe keto qendrime qe po konturojne cdo dite e me shume nje sistem mjekesor me teknologjite me moderne, me sherbimet me te mira. Sot, krahasuar me 20 vite me pare, qytetaret e ketij vendi, te rejat e te rinjte, kane 20 here me shume motive per t'u bashkuar me ne. Le te kthehemi 20 vite me pare. Te shumte ishin ata qe besonin se Shqiperia do te behej, por te panumert ishin dhe ata qe nuk besonin se Shqiperia mund te behej. E verteta eshte se ajo kohe ishte hamletiane. Po t'i rikthehemi eksodeve te paimagjinueshme, ato ishin rezultat i pergjigjes se Shqiperia nuk do te mund te behej. Nuk eshte se ata nuk kishin mall per Shqiperine, por ishin te mbytur nga deshperimi. Ne keto 20 vite, u faktua se Shqiperia mund te behej, me vendosmerine dhe shpejtesine me te madhe, mund te behet duke konsoliduar gjithnje e me shume ligjin, domethene lirite e qytetareve shqiptare.