Haxhinasto: Tetori po afron, momenti për reformat

Ministria e Jashtme organizoi sot bisedën me temë: "Evropa dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, nën këndvështrimin austriak", ku lektor ishte ambasadori i Austrisë, z. Florian Rauning.
“Shqipëria e ka agjendën e integrimit në Bashkimin Evropian, si kryeobjektivin e saj. Realiteti është që jemi në një situatë të re, një situatë ku po krijohet gjithmonë e më shumë një moment politik i rëndësishëm që Shqipëria këtë vit të marrë statusin e vendit kandidat dhe pastaj të hapë edhe negociatat për më tej. Por ne kemi detyrat tona që kanë të bëjnë kryesisht me përfundimin e reformave, të asaj pakete të nëntorit të vitit të kaluar që u miratua nga mazhoranca dhe opozita”, theksoi Haxhinasto.
Sipas tij, “është momenti që Shqipëria të përfundojë sa më parë këto reforma, kryesisht reformën zgjedhore, reformën e procedurave parlamentare dhe kështu të ecim më tej. Zgjerimi i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm. Por edhe modeli i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm për rajonin, si një pikë reference ose si një sistem vlerash shumë i rëndësishëm, për të zgjidhur shumë nga çështjet që janë ende pezull në rajon, të cilat sigurisht kërkojnë një zgjidhje me qëllim që rajoni të integrohet së pari mes vetes, dhe më tej drejt Bashkimit Evropian”.
Më pas, fjalën e mori Ambasadori i Austrisë, Florian Rauning, i cili duke iu drejtuar diplomatëve të Ministrisë së Jashtme theksoi se Bashkimi Evropian është i paplotë pa integrimin në të të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kuadër, ai mbajti një leksion për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor sipas këndvështrimit austriak.Në këtë bisedë ishin të pranishëm, veç diplomatëve të rinj, edhe ekspertë, studjues të politikës së jashtme, marrëdhënieve ndërkombëtare, bashkëpunimit rajonal, të qendrave akademike dhe studimore, pranë universiteteve dhe institucioneve të kërkimit dhe analizës. Morën pjesën edhe përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, të akredituara në Tiranë. /Start/
2012-06-19 14:42