E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Athina një i dënuar për vrasje

Luftim Kibja, 33-vjeç, lindur në Kavajë, u ekstradua nga Athina, pasi është dënuar me 15 vite burg për vrasje. Gjykata e Apelit në Durrës, në shkurt të vitit të shkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vite burg, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje në bashkëpunim”.

Shtetasi Lutfim Kibja është shpallur fajtor pasi më date 07.03.2006, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, si pasojë e një konflikti të mëparshëm, ka vrarë me thikë shtetasin Artur Meta.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë i mundur më datë 12.02.2012, në Athinë, Greqi, arrestimi i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas iu dorëzuar autoriteteve të burgut. /Start/

                                                                                             2012-06-19 11:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›