E Diel, 1 Nëntor 2026

Ref. zgjedhore, Gjiknuri: Parlamenti të rimandatojë komisioni

Gjiknuri tha se në rast se shumica bie dakord, komisioni mund të rimandatohet në seancën e së enjtes.

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Berisha për reformën një ditë më parë, Gjiknuri tha se konsensusi është ende i mundur dhe se opozita është e gatshme të votojë për çështjet e mbetura.  "E vetmja mënyrë që unë shikoj të mundshme është duke rimandatuar komisionin e reformës zgjedhore që për një periudhë të shkurtër të përmbyllë dhe ta adresojë pjesët e mbetura të rekomandimeve që nuk janë adresuar, po dhe çështje të cilat komisioni i ka  miratuar njëherë dhe që mbase do të kërkojnë një ridiskutim nga të gjithë palët e përfshira në reformën zgjedhore. Është çështja e numërimit dhe përdorimit të teknologjisë për identifikimin, të cilat janë miratuar me konsensus nga komisioni, kur ka pas disa komente nga misioni i ODIHR. Gjithsesi ato gjëra duhen trajtuar në komisionin e reformës zgjedhore, pasi akoma nuk kemi një gjë të konkluduar në mënyrë konsensuale", tha  ai. 

Zyrtarisht mandati shtesë i komisionit për reformën zgjedhore përfundoi më 15 maj, por palët nuk kanë rënë ende dakord për kompozimin e KQZ-së dhe procesin e ankimimit.  Një ditë më parë, kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama, se po tenton të bllokojë punën për reformën zgjedhore, ndërsa ftoi PS-në të bashkëpunojë në përfundimin e refomave të nisura. Kërkesa pritet t’i drejtohet të enjten Parlamentit. /Start/

                                                                                             2012-06-19 15:52
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›