E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë kundër gjakmarrjes

 Alternativa Civile, duke marrë shkasë nga vrasja e dyfishtë në Shkodër para disa ditësh, ku humbën jetën një vajzë 17 vjeçare dhe një i moshuar, organizon një tubim para Piramidës në Tiranë në orën 17:30 minuta, ku do të ndizen qirinj dhe do të vendosen lule për nder të vajzës së re që humbi jetën.

“Vrasja e Maries nga fshati Pult i Dukagjinit ishte krimi më i rëndë që ka ndodhur të paktën këtë vit. Ai është më i rëndë se çdo krim tjetër, pavarësisht motivit. Por ai u përcoll me heshtje të plotë. Shumica e mediave e publikoi atë sikur të ishte një nga dhjetëra aksidentet që ndodhin çdo javë në rrugët e Shqipërisë. Ndërsa u gjend vend në faqet e para të gazetave për të gjithë femrat që kishin ndryshuar të dashurit këtë verë, nuk kishte vend për fotografinë e Maries”, thuhet në reagim.

“Dhjetëra organizata të tjera të shoqërisë civile janë bashkuar me këtë nismë. Pa ftesa konkrete, tubimi për homazhet e Marias është i pari i këtij lloji dhe e para sprovë për shoqërinë shqiptare. Ai po organizohet vetëm mbi bazën e ftesave në rrjetet sociale, mënyra sesi u organizuan në shumë vende të botën, kryesisht arabe, dhjetëra e qindra mijëra njerëz që dolën në rrugë të prostetonin kundër diktaturave”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-06-19 11:02
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›