E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto Thellim marredheniesh me Sirine

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto priti dje ne nje takim ambasadoren e Republikes Arabe te Sirise ne Shqiperi rezidente ne Athine znj.Houda Al- Houmsi. Ne kete takim te dy bashkebiseduesit theksuan gatishmerine per te rritur marredheniet mes dy vendeve. Te dy bashkebiseduesit theksuan gatishmerine per te zhvilluar me tej marredheniet e bashkepunimit midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes Arabe te Sirise ne fusha me interes te ndersjelle. Z. Haxhinasto nenvizoi rendesine e intensifikimit te marredhenieve dypaleshe nepermjet nenshkrimit te marreveshjeve dypaleshe qe jane ne proces bashkepunimit ekonomik kulturor arsimor si dhe forcimit te bashkepunimit ne kuadrin e organizatave nderkombetare thuhet ne njoftim. Nga ana e saj ambasadorja siriane shprehu vullnetin e plote te qeverise siriane per thellimin e bashkepunimit dypalesh. Ajo i transmetoi z. Haxhinasto ftesen e ministrit te Jashtem sirian per te vizituar Republiken Arabe te Sirise ne nje kohe te pershtatshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›