Haxhinasto: Veriu i Kosovës të mos bëhet risk shpërthimi

Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, ministri Haxhinasto shtoi se, pavarësisht progresit të dukshëm, Ballkani ka akoma sfida për të tejkaluar.
“Veriu i Kosovës, nuk mund të lejohet të krijojë një risk permanent shpërthimi, aq më pak midis vendeve që aspirojnë integrimin në BE. Ne vlerësojmë që ekziston plani dhe mekanizmat për zbatimin e tij. NATO, siç deri më sot, është një pjesë e rëndësishme e zgjidhjes”, tha Haxhinasto në fjalën e tij.
Ai shtoi se duhet vizion për të ndërtuar sot mjedisin evropian që do të ndërtohet pas disa vitesh kur vendet tona do të jenë anëtare të BE-së. Për këtë, duhet gjithashtu kurajë e vendosmëri nga të gjitha palët, veçanërisht nga serbët e shqiptarët. /Start/
2011-11-15 08:59