Vestervele: Plotësoni kushtet, pro Ballkanit në BE
Ministri i jashtëm i BE-së, Gvido Vestervele deklaroi dje në Bruksel se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Por, ai theksoi se vendet aspirante duhet të plotësojnë kushtet e nevojshme. Sipas tij, nuk do të lejohen barrierat në planin e anëtarësimit të vendeve të reja.
“Secili duhet në mënyrë të plotë të plotësojë detyrimet. Këto masa kanë të bëjnë me menaxhimin e mirë, luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, theksoi shefi i diplomacisë gjermane, Vestervele.
Ai ka theksuar se edhe vendet anëtare të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e sjellin në pyetje integritetin territorial të Kosovës dhe se edhe ato vende pajtohen se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përleshje, por me bashkëpunim.
Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën, tha ministri i jashtëm gjerman dhe shtoi se dhunën nuk guxojnë ta mbështesin ata që dëshirojnë në BE.
Sa i përket Serbisë ai ka theksuar se në mesin e kushteve për integrim në BE, janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën.