E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i ligjeve diskuton ligjet me 3/5

Një ditë pas arritjes së marrëveshjes PD-PS për një paketë ku të përfshihen ligjet me 3/5, sot është edhe prova e parë nëse të dyja palët do të bien dakort për t`i shqyrtuar dhe më pas për t`i miratuar këto ligje.
 

Komisioni i ligjeve po diskuton sot projektligjin për kodin rrugor ndërsa deputetët e PS-së kanë kërkuar që për këtë ligj të pyeten edhe ekspertët në ministrinë e transporteve.
 

Deputetët e majtë në komision kanë propozuar që për ligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar të ndiqet një procedurë e veçantë. Sipas tyre miratimi i ligjeve nuk duhet të jetë thjesht ngritje katonash por duhet të zhvillohet një proces sa më i plotë duke respektuar edhe Konferencën e Kryetarëve.

Ndërkohë deputetët e PD-së në komision janë shprehur optimist për arritjen e marrëveshjeje me palën tjetër përsa i përket ligjeve me shumicë të cilësuar duke theksuar se besojnë tek vullneti i palëve.
 

Ata kanë theksuar se mirëpresim vendimin e deputetëve të majtë për tu shprehur nën një zë të vetëm ndërsa kanë shtuar se mund të pranojnë edhe shtyrjen e shqyrtimit të projektligjit për kodin rrugor pasi ka ende kohë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›