Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu padit per shpifje Edi Ramen

Bregu mohon akuzat e opozites se e motra e saj ka bere biznes me kreun e organizates kriminale Albino Prudentino duke nenvizuar se ajo ka nje biznes me Anxhelo Prudentinon i cili nuk ka as edhe nje precedent penal
Ministria e Integrimit Majlinda Bregu ka reaguar pas deklaratave te kreut te PS-se Edi Rama duke theksuar se do te ngreje padi kunder tij. Ne nje konference per shtyp ministria e integrimit Bregu ka theksuar se pas nje konsultimi me avokatin do te ngreje padi penale dhe civile kunder tij per shpifje dhe fyerje per shkak te detyres.
Edi Rama me ka vene mua ne qender te akuzave te cilat jane qesharake dhe te turpshme pasi ligji nuk me detyron dot mua te jape llogari per bizneset e kuneterve te mi- theksoi Bregu.
Ajo shtoi me tej se kreu i PS-se Rama ngre akuza per te pasi ka frike nga abuzimet qe ka bere me 20 perqindeshat dhe nga perballja me ligjin.
Gjithashtu ministria Bregu ka mohuar edhe akuzat se motra e saj ka bere biznes me kreun e organizates kriminale Sacra Corona Unitta Albino Prutendino duke theksuar se motra e saj ka biznes me Anxhelo Prutendinon qe nuk ka asnje precedent penal.
Ju bej me dije se motra ime nuk ka biznes me Albino Prudentinon por me Anxhelo Prudentinon i cili nuk ka asnje precedent penal pasi une kam ketu edhe konfirmimin e ministrise se drejtesise italiane- theksoi Bregu.
Nderkohe Bregu ka deklaruar se tani edhe me shume se me pare do te denoncoje te gjitha aferat korruptive te bera nga kreu i PS-se Edi Rama pasi tani ka edhe te drejten morale sepse iu cenua familja.