E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BSH Besimi ne biznesin e ndertimit prek fundin

/ /

Raporti i Bankes se Shqiperise per vrojtimin e biznesit konkludon se ky ndryshim kursi ka ardhur si rrjedhoje e renies ekstreme te treguesit te besimit ne sektorin e ndertimit por perjashtim nuk kane bere edhe sektoret e tjere. Industria dhe sherbimet edhe pse kane pasur renie me modeste nuk kane arritur te mbajne tendencen pozitive.
Ndertimi
Ndertuesit jane kategoria me pesimiste e biznesmeneve si rrjedhoje e krizes ne te cilen eshte zhytur sektori ku ata zhvillojne aktivitetin. Ne nje kohe kur gjithe sektoret e tjere kane shenuar performanca pozitive per ndertimin duket se kriza sa vjen e thellohet. Treguesi i besimit te ndertimit TBN ra me 10.2 pike perqindjeje ne tremujorin e trete te vitit 2010 duke shenuar vleren me te ulet historike prej -23.2 pike perqindjeje. TBN qendron 19.7 pike perqindje poshte mesatares afatgjate te tij thuhet ne raportin e Bankes se Shqiperise. Ne pergjithesi ndertuesit vleresojne si pozitive ecurine e ekonomise por lidhur me gjendjen e sektorit ku operojne ata shfaqin nje renie te theksuar te vleresimit. Sipas tyre jane nje sere arsyesh qe nuk lejojne qe aktiviteti te zhvillohet normalisht dhe keto jane informaliteti dhe mungesa e lejeve te ndertimit. Kriza eshte reflektuar ne uljen e nivelit te shfrytezimit te kapaciteteve e lidhur kjo me perkeqesimin e gjendjes financiare te nje pjese te mire te kompanive. Gjendja e inventareve ka mbetur pothuaj e pandryshuar ne tremujorin e trete te vitit 2010 bazuar ne opinionet e bizneseve. Nderkohe renia e kerkeses ne pergjithesi eshte reflektuar ne keqesimin e gjendjes financiare me-gjithese balanca e cmimeve te prodhimit regjistron rritje per tremujorin referues thuhet ne raportin e BSH. Lidhur me pritshmerine ne tremujorin e katert ndertuesit shprehen edhe me pesimiste duke parashikuar nje renie te metejshme te aktivitetit ekonomik nderkohe qe e njejta tendence parashikohet edhe per cmimet e prodhimit.
Industria dhe sherbimet
Ne vrojtimin e Bankes se Shqiperise bizneset kane percaktuar edhe problemet kryesore ne sektoret perkates. Per ato biznese qe operojne ne sektorin e industrise ne tremujorin e trete te vitit problem per mbarevajtjen e punes kane perbere kuadri ligjor zbatueshmeria e tij marredheniet me bankat si dhe mungesa e kontratave te eksportit. Nderkaq edhe per sektorin e sherbimeve nuk kane munguar problemet. Sipas operatoreve qe zhvillojne aktivitetin ne kete sektor mungesa e strategjive menaxhuese dhe mungesa e kontratave vleresohen te kene qene pengese per zhvillimin normal te aktivitetit. mimet konsumatoret shte rritur kostoja e jeteses

Konsumatoret kane vleresuar gjendjen e tyre aktuale financiare si negative nderkohe qe ankesa kryesore eshte ajo lidhur me koston e rritur te jeteses. Edhe pse ne shifra raporti i Bankes se Shqiperise per vrojtimin e konsumatoreve nuk reflekton ndonje perkeqesim ekstrem ankesat te cojne tek rritja e cmimeve si dhe pritshmerine per inflacionin ne te ardhmen. Nje pjese e mire e konsumatoreve rreth 77.2 per qind e tyre presin qe niveli i inflacionit pas 12 muajsh te jete ne intervalin 2-4 per qind. Nderkohe qe lidhur me papunesine numri i atyre qe presin qe ajo te rritet eshte me i madh se numri i atyre qe presin qe niveli i saj te ulet. Pritjet e konsumatoreve per nivelin e papunesise ne gjashtemujorin e ardhshem rezultuan pothuajse ne te njejtin nivel me ato te shprehura ne vrojtimin e shkuar. Niveli i papunesise pritet te rritet nga 38.9 per qind e konsumatoreve dhe pritet te ulet nga 18.9 per qind e tyre thuhet ne raportin e BSH. BSH Tremujori i trete 2010

Ekonomia
Tendenca ekonomike -6.2
Vlera aktuale e tendences 89.6
Diferenca nga mesatarja -10

Industria
Treguesi i besimit -2
Diferenca nga mesatarja -6.3
Shfrytezimi i kapaciteteve -1
Niveli aktual i kapaciteteve 70

Ndertimi
Treguesi i besimit -10.2
Vlera aktuale -23.2
Diferenca nga mesatarja -19.7
Shfrytezimi i kapaciteteve -5.9
Niveli aktual i kapaciteteve 63.1

Sherbimet
Treguesi i besimit -0.4
Diferenca nga mesatarja -1.5
Shfrytezimi i kapaciteteve -1.9
Niveli aktual i kapaciteteve 75

NERTILA MAHO

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›