E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita turp i madh ka penguar vazhdimisht integrimin e Shqiperise

17-11-2010 / Gazeta 55

Akuza e europarlamentares Doris Pack

Europarlamentarja Doris Pack gjate konferences se djeshme qe u mbajt ne Bruksel me temen Ballkani ne zemer te Europes iniciuar nga Partite Popullore Evropiane ku eshte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha eruroparlamentarja gjermane Doris Pack ka akuzuar opoziten shqiptare per sjelljen e turpshme dhe per qendrimin qe po mban ndaj qeverise Berisha. Ajo e ka cilesuar situaten politike ne Shqiperi te veshtire duke qene se opozita nuk merr pjese ne parlament dhe bojkoton ligjet e qeverise.
Europarlamentarja Pack i ka konsideruar demonstratat dhe protestat e opozites si te turpshme dhe njekohesisht absurde dhe qe paraqesin veshtiresi per situaten politike dhe pengojne te ardhmen e vendit ne Shqiperi.
Situata ne Shqiperi eshte e veshtire dhe prej nje viti e gjysme opozita nuk shkon ne parlament por edhe kur shkon nuk voton. Ajo ben demonstrata duke krijuar veshtiresi per qeverine eshte shprehur europarlamentarja Doris Pack nga Brukseli diten e djeshme.
Gjithashtu ajo vleresoi edhe punen e mazhorances per te cilen u shpreh Qeveria po punon mire ndaj une mendoj se te dyja palet duhet te ulen ne tryeze por per mendimin tim njera pale ka me shume faj pasi nuk pranon zgjidhje dhe kerkon te beje demonstrata e te mos votoje ligje pikerisht ketu europarlamentarja Pack i referohet opozites shqiptare. Eurodeputetja gjermane Pack ka vleresuar vendimin historik per liberalizimin e vizave duke e cilesuar ate mjaft pozitiv per vendin tone. Java qe shkoi u publikua lajmi i mire per heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen e jam shume e lumtur qe Shqiperia ia doli pas kesaj kohe te gjate ta fitoje nje gje te tille keshtu u shpreh europarlamentarja Doris Pack.
Gjithashtu ajo u shpreh pozitivisht edhe per Kosoven duke thene shpresoj qe edhe per Kosove te nise liberalizimi i vizave.
Gjate kesaj konference u theksua se e ardhmja e rajonit eshte integrimi evropian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›