Haxhinasto bën prapakthehu: Po punojmë për të drejtat legjitime të komunitetit çam

Edmond Haxhinasto
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtë Edmond Haxhinasto pas deklaratës së papritur të pak ditëve më parë se Çamëri nuk ka ekzistuar në toponimet greke ka bërë prapakthehu.
Haxhinasto i pyetur mbi përpjekjet që po bën Ministria e Jashtme në drejtim të zgjidhjes së problemeve për çamët, të cilët nuk lejohen të hyjnë në territorin e Greqisë është përgjigjur se përveç kësaj po negociohet për zgjidhjen edhe të drejtës së pronës.
Çështja e të drejtave të shqiptarëve, është çështja madhore, kryesore e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ne jemi në komunikim intesiv, po bëjmë përpjekjet maksimale që të zgjidhet gjithë problematika që ka të bëjë me komunitetin çam, me të drejtat e tyre legjitime, me të drejtat e tyre të lëvizjes, me të drejtat e tyre të pronësisë, pra të gjithë të drejtat e tyre legjitime, është shprehur zv.kryeministri.
Lidhur me situatën e tensionuar në Maqedoni, Haxhinasto bëri thirrje për qetësi nga ana e të gjithë faktorëve. Kurse sa i takon Mitrovicës, ai tha se uron që këto tensionime të mos jenë në funksion të zhvillimeve zgjedhore në Serbi. /F.Stafa/