Berisha: Shqipëria Zvicër që pret ndërtim; Necas: Do të investojmë
Industria e përparimit të mbetjeve ,turizmi, tregëtia por dhe ekonomia në terësi janë fushat e pikasura për investime nga shteti cek. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri i Cekisë Petr Necas gjatë pjesmarrjes në formunin e biznesit shqiptaro-cek. Duke i konsideruar si shumë të rëndësishme të gjitha takimet dhe marrëveshjet e realizuara përgjatë vizitës së tij, ai shprehu garancinë për nxitje të investimeve ceke në Shqipëri si dhe mbështjetje në integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
“Shqipëria po fillon një tregti dhe biznes në fushën e pastrimit të ndotjeve, ku Çekia mund të ofrojë një teknologji të përparuar në këtë drejtim, po kështu dhe në turizëm. Me interes nga ana ceke është zhvillimi i tregtisë dhe me vende të BE-së. Ekonomia ceke është e varur nga eksporti, ndaj dhe kjo është kyce. Ramë dakort në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare me Shqipërinë,sidomos i mirëpritur ishte dhe takimi i Ministrave të tregtisë së dy vendeve, takimi I grupeve për bashkëpunimin bilateral, kompanitë ceke morën pjesë në këtë takim. Edhe forumi ka interes të madh nga ana ceke. Interesi është që në Shqipëri të vendoset një sistem i hapur dhe i pastër tregtie, ndaj përkrahim anëtarësimin në BE të Shqipërisë. Vizita ime do të japë ndihmë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve mes dy vendeve në të gjitha fushat" tha ai.
Ndërsa Kryeministri Berisha ka siguruar Kryeministrin dhe investitorët cekë se Qeveria shqiptare do të ofrojë të gjitha lehtësirat e mundshme fiskale për këdo që ka interes për këtë vend, duke ofruar 8 vite përjashtim nga taksat për investitorët në turizmin malor dhe 1euro metri katror për cdo tokë bregdetare, pjesë e pronës publike. Më tej Berisha ka bërë një panoramë të gjerë të gjithë pozitës gjeografike dhe resurseve që ofron vendi ynë, duke bërë thirrje kryesisht për investime në turizëm dhe fushën e energjisë.
“ Vizita e Kryeministrit Necas është dëshmi për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy vendeve. Mes nesh ekziston një kuadër ligjor shumë i mirë bashkëpunimi në fushën ekonomike. Por janë projektet e këtyre biznesmenëve që do të konkretizohen në Shqipëri, ato që i japin jetë këtij bashkëpunimi. Vendosnmëria juaj për investime në Shqipëri është shprehja më e lartë e besimit ndaj vendit tonë. Ju siguroj që do gjeni një klimë dhe mbështetje të fuqishme që ti shndërroni projektet në realitet dhe histori suksesi. Tradita e marrëdhënieve tona ka qenë vetëm pozitive. Vendi juaj i dha një ndihmë të madhe Shqipërisë në integrimin në NATO dhe i jep një mbështetje të sigurtë në integrimin në BE. Qeveria shqiptare ka firmosur dhe do firmosë cdo marrëveshje që lehtëson investimet tuaja në Shqipëri. Shqipëria është 1 nga 10 qeveritë më të vogla në botë, një nga qeveritë më të hapura nda biznesit.Ne nuk jemi lëkundur nga parimet e liberalizmit, ju besojmë atyre, do të ulim sërish taksat, liria fiskale është e rëndësishme për tregun. Investimet në fushën ujore janë në zhvillim e sipër. Gjeografia e këtij vendi e bën Shqipërinë një basen të vërtetë të energjisë ujore në rajon, po vendosim një kuadër rregullator ndër më të mirët, jemi shumë afër Italisë, një ndër tregjet më të pangopur për energji në Europë. Do të bëhet një hap drejt energjisë së rinovueshme në rajon. Shqipëria është një Zvicër me det, por Zvicër për tu ndërtuar ndaj ju ftoj të investoni në turizmin në Shqipëri. 8 vite pa taksa për investuesit e turizmit malorë, për ata në bregdete rrethana lehtësuese, nëse toka është publike do ta marrin me një euro. Shqipëria ka pellgje botërore kromi, nikeli dhe minerale të tjera, disponojmë fushën më të madhe të naftës. Shqipëria ka tregun e punës ndër më të leverdismëshit në Europë, një treg pune fleksibël me punëtorë të rinj dhe të kualifikuar. Qeveria shqiptare do bëjë gjithshka për një histori suksesi të investitorëve cekë dhe të gjithë investitorëve të tjerë"u shpreh Berisha.