E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linjë ajrore direkte Tiranë-Pragë

Takimi Olldashi-Dobes

Gjatë takimit mes ministrit të Transporteve Sokol Olldashi dhe homologut të tij cek Pavel Dobes është diskutuar mangësia e fillimit të operimeve ajrore direket Tiranë-Pragë. Dy ministrat e transportit kanë diskuar për procedurat e dyanshme për këtë qëllim.

Gjithashtu gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për eksperiencën e Çekisë sa i takon sektorit të Hekurudhave pasi Shqipëria po përgatite të planifikojë investime në këtë sektor, pasi ky sektor ndodhet në një gjendje aspak të mirë.

Takimi ishte pjesë e axhendës zyrtare të delegacionit të kryesuar nga Kryeministri cek, Petr Necas, që po viziton sot Shqipërinë. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›