E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Do bëjmë histori suksesi investimet tuaja

TIRANË-Kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha, duke garantuar për mbështetje të plotë të qeverisë për një klimë miqësore, lehtësira fiskale dhe duke bërë një panoramë të potenciale që ofron Shqipëria për investime ka ftuar biznesin cek të konsiderojnë ngritjen e bizneseve dhe investime në vendin tonë.

Në forumin ekonomik në prani të homologut cek, biznesmenëve që e shoqërojnë në këtë vizitë në vendin tonë dhe ministrat shqiptarë, Berisha e ka cilësuar vizitën dëshmi të një vullneti për të intensifikuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona.

Kemi kuadër ligjor shumë të mirë të bashkëpunimit në fushën ekonomike, por janë projektet që do të besojnë ti zbatojnë në vendin tonë ato që i japin jetë këtij kuadri. Vlerësoj më shumë se cdo gjë tjetër besimin. Vendosmëria juaj që të investoni këtu është shprehja më e lartë e besimit ndaj Shqipërisë e shqiptarëve. Ju siguroj se në këtë vend do gjeni mbështetje të fuqishme, që ju ti shndërroni në realitet dhe histori suksesi- tha Berisha.

Berisha ka garantuar miqtë se qeveritë përkatëse do të firmosin cdo marrëveshje që lehtëson veprimtarinë e biznesit cek në vendin tonë.

Ai ka ftuar investitorët të konsiderojnë investimet në energji të rinovueshme, në turizëm, në fushën minerare e me radhë, duke numëruar përparësitë që ofron Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›