Haxhinasto: eshte aspirine e Berishes
"Plaget e renda qe Kryeministri Sali Berisha i ka hapur integritetit te tij politik dhe qeverise se kryesuar prej tij, nuk mund te sherohen me nje aspirine". Ky ka qene qendrimi i ardhur dje nga kryetari i Komitetit Drejtues te Levizjes Socialiste per Integrim, Edmond Haxhinasto, pas vendimit te Kryesise se PD-se. Nje deklarate e tille e kryetarit te Keshillit Drejtues Kombetar te LSI, eshte ne te njejten linje me ate te kryetarit te kesaj partie, Meta, i cili kerkoi largimin e menjehershem te Berishes.