Milo: Gerdeci, nje veper kriminale
"Ne fshatin Gerdec eshte konsumuar nje veper kriminale e dimensioneve te medha, nje masaker kolektive njerezore, qe per nga cinizmi me te cilen eshte kryer, qofte edhe pa dashje, ka te krahasuar ne Shqiperi me vrasjet e djegiet e fashizmit ne Luften e Dyte Boterore. Gerdeci do te mbetet pike referimi e nje shteti gerdalle e te papergjegjshem per jeten e qytetareve te tij, qe i beri ata mish per top, per te majmur edhe me teper, me gjakun e femijeve te pafajshem, koketulet e bizneseve te felliqura e kriminale dhe te tutoreve te tyre te politikes. Tragjedia e Gerdecit tregoi se kjo qeveri eshte qeveria me e paafte. Zoti Kryeminister! Para afro tre vjetesh shqiptareve u premtuat gati parajsen, por deri tani u keni dhene shansin te jetojne ferrin. Te pakten jepu shpresen e shpetimit me doreheqjen tuaj". O.XH