Bello: Nje arnim i qeverise "Berisha"
Deputeti socialist, Marko Bello, u shpreh kunder propozimit te bere nga Kryesia e Partise Demokratike, e cila propozoi zv/kryeministrin Gazmend Oketa ne postin e ministrit te Mbrojtjes. "Eshte nje zgjedhje qesharake, eshte nje arne ne jorganin e vjeter te qeverise Berisha. Kjo qeveri nuk mban me", u shpreh Bello, lidhur me vendimin e pasdites se djeshme te Kryesise se PD-se. Per socialistet, ajo qe duhet te ndryshoje eshte doreheqja totale e Kryeministrit dhe e qeverise se drejtuar prej tij, per t'i dhene fund te gjitha problemeve te hasura deri me tani.