E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita e Ngjela, bojkot Kuvendit

Rozeta Rapushi
Opozita bojkotoi dje Kuvendin, ne shenje proteste se nderpreu diskutimet mbi tragjedine e Gerdecit. Nga foltorja e Kuvendit, nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, tha se Kuvendi nuk mund te vijoje me diskutime te tjera pa u hedhur me pare drite mbi shkaqet qe cuan ne tragjedine e Gerdecit. "Mbyllja e debatit eshte anomali ne kushtet kur tragjedia eshte e hapur dhe shtypi hedh drite mbi tregti te tmerrshme armesh", tha Brace, duke ftuar opoziten ne bojkot. Apelit iu bashkua edhe grupi i deputeteve te LSI-se, qe u shprehen se nuk do te hyjne ne salle pa u zbardhur tragjedia, si dhe Spartak Ngjela. "Eshte anormale qe parlamenti te merret me shitjen e INSIG apo KESH mbi kufoma", vijoi Brace. Me gjithe kerkesen e bere, Kryetarja e Kuvendit nuk pranoi vijim te debatit. "Eshte vendim i Konferences qe e keni marre ju zoterinj, por ju nuk i qendroni fjales suaj dhe kjo nuk eshte normale. Une gjykoj se ngjarja qe ka ndodhur eshte shume e rende, por kjo nuk do te thote qe shteti te ndalet dhe te mos funksionoje me asgje", tha Topalli.
Debati
Opozita mori pjese vetem ne debatet e hapjes se seances plenare, ku nuk kurseu aspak gjuhen e ashper kunder qeverise se po ben trafik armesh dhe eshte e perfshire ne korrupsion e mafie. Kete here ne mungesen e Kryeministrit Berisha, i cili nuk u duk dje ne seance plenare. Por kabineti qeveritar u sulmua dje edhe nga deputeti i Lidhjes Demokristiane, Nikolle Lesi. Ai e quajti ngjarjen e Gerdecit si nje histori te paster korrupsioni dhe mafie. "Nuk mund te hesht me, kur pjesa me e madhe e ministrave jane kthyer ne mafioze e pjese te krimit. Segmente te partive te vogla punojne vetem per vete. Nuk e votoj me Berishen, nese ka keta ministra hajdute qe duhet te shkojne ne burg", akuzoi Lesi. Sipas tij, ashtu si ish-ministri i Mbrojtjes edhe Kryeministri duhet te jape doreheqjen. Ose te nderroje tere kabinetin qeveritar, gjysma e anetareve te se cilit, sipas Lesit, duhet t'u vihen prangat.
Akuzat
Akuzat e ashpra vijuan edhe nga kampi i majte, qe kerkonte vazhdimisht largimin e Kryeministrit dhe hetimin e tij. "Berisha na e mbushi kalendarin me dite zie. U kthyem ne vendin me shanse te humbura", tha kreu i Grupit parlamentar te LSI-se, Pellumb Xhufi. Ndersa deputetja socialiste, Arta Dade, etiketoi si autorin e krimeve dhe korrupsionit Kryeministrin Berisha. Sipas saj, ai dhe kabineti qe drejton nuk mund te rrine me ne krye te vendit. "Po shohim nje kabinet te shperfytyruar, qe duhet te ike sa me pare. Tragjedia e Gerdecit nuk eshte gje tjeter vecse vijimi i '97-es. Kjo qeveri nuk garanton dot paqe e siguri", tha Dade. Debati vijoi me Alfred Dalipin, i cili e quajti rrefimin qe Kryeministri Sali Berisha beri dy dite me pare per tragjedine e Gerdecit si memorial. "Jane bere kontrata te medha per trafik armesh. E kete e pohoi vete Kryeministri. Qeveria duhet te ike", tha Dalipi. Ne pamundesi per te folur me per ngjarjen e Gerdecit, pasi koha e diskutimit u quajt si debat per ceshtjet e jashte rendit te dites, deputetet e opozites kerkuan ne kembe zgjatjen e debatit, por pa rezultat. Seanca vijoi me shqyrtimin e projektligjeve, pa realizuar votimin per to.
Largimi pa kthimi i kundershtareve
Deputetet e opozites refuzuan dje te qendrojne ne seance, pasi u nderprene diskutimet mbi shperthimin tragjik ne Gerdec. Pas kerkesave se vazhdueshme per doreheqjen e Kryeministrit Sali Berisha dhe hetimin e tij, deputetet e majte u larguan se nuk u lejuan me te debatojne mbi tragjedine e Gerdecit. Me ta u bashkua dhe deputeti Spartak Ngjela. Seanca vijoi vetem me mazhorancen, e cila shqyrtoi projektligjet ne rendin e dites, por nuk realizoi votimin per to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›