E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto falënderon Australinë për njohjet e Kosovës

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 22:57

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto takoi sot ambasadorin e Australisë, Jeremy Roger Newman, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona dhe u shpreh vullneti për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si në fushën ekonomike ashtu edhe atë arsimore.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit theksuan nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Ministri Haxhinasto falënderoi nëpërmjet ambasadorit Newman qeverinë e Australisë për kontributin e veçantë në rritjen e numrit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë. /abcnews/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›