Isa Mustafa kundër bisedimeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur kundër bisedimeve me Serbinë.
“Aktualisht ne kemi punë tjera. Nuk duhet të bisedojmë në këtë fazë me Serbinë”, ka thënë Mustafa, në një intervistë për emisionin “DebatLive” të RTK’së.
Megjithatë, ai është shprehur se Kuvendi i Kosovës duhet t’i përcaktoi kornizat e çështjeve që duhet të bisedohen me Serbinë dhe cilat cështje nuk mund të bisedohen me këtë rast.
Në këtë intervistë, Kryetari i LDK’së ka folur edhe për çështje tjera.
Ai ka thënë se të enjten duhet të mbështetet Qeveria në përpjekjet e saj për të marrë izën e Kuvendin për shfrytëzimin e parave publike deri në miratimin e Buxhetit.
“Kam përshtypjen se deputetët e LDK’së kanë disponim ta japin mbështetjen e tyre”, ka thënë Mustafa.