Çeku: Prioritet i FSK-së, anëtarësimi në NATO
Anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ministri Agim Çeku thotë se FSK-ja është një forcë dinamike, shumetnike dhe duhet që të qëndrojë sa më larg ndikimit të politikës.
Ndërsa përsa i përket marrjes së kompetencave nga institucionet ndërkombëtare, Ceku shprehet se kjo duhet bërë në bashkëpunim me NATO-n.
Ministri i Forcave te Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, shprehet për “ABC News” se nisja e procesit të anëtarësimit të vendit në NATO, është një nga synimet kryesore të autoriteteve të Prishtinës.
Sipas Çekut, FSK-ja është një forcë dinamike, shumetnike dhe duhet që të qëndrojë sa më larg ndikimit të politikës.
Ndër prioritetet e dikasterit të tij, ish kryeministri Agim Ceku përmend edhe ndërtimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me forcat ushtarake të vendeve të rajonit si. Për Çekun, vendosja e sundimit të ligjit në Kosovë mbetet prioritet, ndërsa përpjekjet e Beogradit për mbajtjen nën kontroll të një pjese të vendit, e quan si provokim.
Duke folur për marrjen e kompetencave nga institucionet ndërkombëtare, ministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Ceku, thekson se kjo duhet bërë në bashkëpunim të plotë me NATO-n dhe misionin e KFOR-it në Kosovë.