E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto fton biznesin brazilian per investime ne Shqiperi

Ministri i Jashtem Edmond Haxhinasto ka ftuar biznesin brazilian te investoje ne Shqiperi. Ashtu si kreu i qeverise edhe zevendeskryeministri dhe ministri i Jashtem nga Brazili ka vene theksin se ekonomia shqiptare eshte ne rritje te vazhdueshme si dhe eshte nje ekonomi e qendrueshme. Keto fjale numri dy i qeverise shqiptare i tha gjate forumit te pare te biznesit Shqiperi - Brazil i cili u mbajt ne San Paolo. Sipas tij ekonomia shqiptare eshte nje ekonomi e konsoliduar dhe mjaft dinamike e cila ofron mundesi investimi dhe bashkepunimi per biznesin brazilian. Takimi i sotem eshte nje mundesi e mire per komunitetet e dy vendeve qe te krijojne nje bashkepunim te qendrueshem ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle. Krijimi i strukturave te bashkepunimit midis komuniteteve te biznesit te dy vendeve do te mundesoje edhe ndermarrjen e hapave konkrete te ketij bashkepunimi. Ftoj biznesin brazilian qe te jete me prezent ne Shqiperi inkurajoj edhe perfaqesuesit e biznesit te pranishem ne forum qe te forcojne lidhjet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve - tha Haxhinasto. Ne kete kuader ai tha se Shqiperia mirepret qe ky aktivitet te organizohet ne Tirane vitin qe vjen me nje dimension rajonal ne te cilin do te jene te ftuar vende nga rajoni i Ballkanit dhe nga zona e MERCOSUR-it. Forumi i biznesit midis dy vendeve eshte i pari i ketij lloji organizuar ne Brazil. Ne kete takim moren pjese perfaqesues te Dhomes se Tregtise se Tiranes dhe te biznesit shqiptar si dhe perfaqesues te dhomes se Tregtise Brazil-Shqiperi te FIESPA-s dhe biznesmene nga Brazili. Gjate punimeve te Forumit te Biznesit midis dy vendeve z. Haxhinasto pati nje takim edhe zv.presidenin e FIESPA-s z. Joao Guilherme Sbino Ometto me te cilin u diskutua mbi mundesite konkrete te bashkepunimit midis dy vendeve ne fusha te tilla si infrastruktura energjia e rinovueshme burimet minerare turizmi agrobiznesi produktet farmaceutike dhe petrokimie etj. Gjate qendrimit ne Sao Paolo z. Haxhinasto pati takime ne Shoqaten e Konsujve te Brazilit si dhe me Konsujt e Nderit te Shqiperise ne Brazil. Po ashtu z. Haxhinasto mori pjese edhe ne disa aktivitete te organizuara nga konsujt e nderit te Shqiperise ne Brazil.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›