E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i Bankes se Shqiperise Eekonomia shqyrton te henen kandidaturat

Komisioni per Ekonomine dhe Financat shqyrton diten e hene kandidaturat per anetare te Bordit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Sipas nje vendimi te qeverise Ardian Fullani Petraq Milo dhe Elisabeta Gjoni jane propozimet per anetare te Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise. Keshilli i Ministrave ka miratuar vendimin per tre emrat e saj qe propozon ne organin kryesor drejtues te Bankes se Shqiperise nga i cili do te zgjidhet edhe guvernatori. Keshilli Drejtues ka gjithsej nente anetare nga te cilet pese propozohen nga Kuvendi tre nga qeveria dhe nje nga vete Keshilli Mbikeqyres. Qe prej dates 7 tetor anetareve te propozuar shtate vjet me pare ishin pa mandat dhe per kete arsye ose duhej te rikonfirmoheshin ose duheshin zevendesuar. Qeveria ka permbushur kete detyrim ligjor duke futur dy emra te rinj sic eshte Elisabeta Gjoni dhe Petraq Milo per te zevendesuar Ksenofon Krisafin dhe Tefta Cucin. Tashme pritet votimi ne Kuvend qe anetaret e propozuar te marrin detyren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›