Haxhinasto i kerkon Brazilit te njohe Kosoven

Rio de Zhaniero 27 tetor 2011 NOA- Zevendes Kryeministri dhe Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto i ndodhur ne Brazil ka zhvilluar disa takime ne fokus bashkepunimi ekonomik dhe Kosova. Ne diten e pare te vizites se tij ne Brazil Haxhinasto u prit nga Zv.Presidenti i Republikes Federative te Brazilit Michel Miguel Elias Temer Lulia. Gjate ketij takimi Ministri Haxhinasto falenderoi Zv.Presidentin Brazilian per ndihmen dhe mbeshtetjen per pranimin e Shqiperise me statusin e vendit vezhgues ne Organizaten e Vendeve Amerikane. Duke folur per zhvillimet ne rajonin e Ballkanit Haxhinasto theksoi se e ardhmja e gjithe rajonit eshte ne Bashkimin Europian. Lidhur me Kosoven ai tha se pavaresia e Kosoves ka forcuar stabilitetin e sigurine ne rajon si dhe ka ndikuar pozitivisht ne drejtim te zhvillimit dhe prosperitetit te Kosoves dhe gjithe rajonit duke i kerkuar Brazilit te rikonsideroje shqyrtimin e njohjes se shtetit te ri te Kosoves. Nga ana e tij Zv.Presidenti i Brazilit tha se vlereson angazhimin e ministrive te jashtme te dy vendeve per te forcuar dhe zhvilluar me tej marredheniet dy dhe shumepaleshe midis dy vendeve ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle dhe njekohesisht ai shprehu mbeshtetjen e tij te vazhdueshme per forcimin e marredhenieve parlamentare. Nderkaq me tej ministri Haxhinasto takoi edhe Senatorin Fernando Collor kreu i Komisionit te Politikes se Jashtme dhe Mbrojtjes ne Senat. Gjate ketij takimi Ministri Haxhinasto theksoi se nje drejtim i rendesishem i bashkepunimit dypalesh eshte ai ndermjet parlamenteve te dy vendeve. Senatori Collor vleresoi te rendesishem bashkepunimin midis dy vendeve ne kuader te organizatave shumepaleshe. Per sa i perket bashkepunimit ekonomik senatori Collor vecoi fushen hidro-energjitike meqenese Brazili eshte nje vend qe mund te ofroje ekspertizen e vet si dhe mundesi investimi ne kete drejtim.
a.y/NOA
Ne foto Ministri Haxhinasto gjate takimit me Zv.Presidentin e Republikes Federative te Brazilit Michel Miguel Elias Temer Lulia