Kosova (s') perfitoi Luljeta Krasniqi
Sipas te dhenave te Doganave te Kosoves, Serbia ne Kosove brenda tre muajve ka ekspertuar mallra ne vlere prej 35.4 milione euro, derisa Kosova brenda kesaj periudhe ka eksportuar mallra ne vlere vetem prej 300 mije euro. Adriatik Stavilevci, zedhenes ne Doganat e Kosoves thote se eksporti i Kosoves mbetet shume me i ulet ne krahasim me importin. “Prej dates 20 korrik deri me daten 20 tetor importi prej Serbise ka arritur vleren prej 35.4 milione euro. Kurse, nese flasim ne trema te peshes, jane importuar rreth 123 milione kilograme. Sa i perket eksportit, eksporti i Kosoves eshte shume me i ulet ne krahasim me importin dhe nuk e kalon vleren prej 300 mije euro”, thote Stavilevci.
Zedhenesi i Doganave te Kosoves, Adriatik Stavilevci thekson se nese krahasohet periudha e njejte e ketij viti me vitin e kaluar, atehere importi i Serbise ne Kosove ka shenuar renie per 50 per qind. Ai tregon se ne periudhen e njejte te vitit te kaluar importi i Serbise ne Kosove ka qene 77.3 milione euro. Sidoqofte, Stavilevci ben te ditur se qe nga arritja e marreveshjes ne mes Prishtines dhe Beogradit, per njohjen e vulave doganore te Kosoves, nuk eshte evidentuar ndonje parregullsi ne eksportin e produkteve kosovare ne Serbi.
Sipas tij, gjithcka eshte duke shkuar mire. “Pervec fillimit te implementimit qe jane shenuar disa probleme ne eksport ne Serbi, aktualisht jane qartesuar disa gjera dhe nuk kemi te raportuar ndonje problem”, thote ai.
Me gjithe pohimet e zyrtareve te Doganave te Kosoves, se nuk ka asnje problem per eksportin e mallrave kosovare ne Serbi, perfaqesuesit e bizneseve thone te kunderten. Ata thone se marreveshja nuk po respektohet nga Serbia. Kompania “Pestova”, ne Vushtrri e cila merret me kultivimin e patates, nuk ka arritur te eksportoje ne Serbi. Pronari i kesaj kompanie Bedri Kosumi, thote se tentimet e tyre per te eksportuar ne Serbi kane qene te pasuksesshme.
“Me vendet tjera si Shqiperia, Mali i Zi, Maqedonia, gjithcka po shkon ne rregull, po realizohet eksporti dhe nuk kemi asnje problem. Nderkaq, sa i perket Serbise, ne kemi tentuar, por nuk kemi arritur te eksportojme. Dihet qe me masat qe ka perdorur Serbia dhe me bojkotin e mallrave tona, ne kemi humbur mbi 30 per qind te tregut”, shprehet Kosumi. Ai kerkon nga autoritetet kosovare qe te rishikojne zbatimin e marreveshjes, pasi qe, sic thote, ai kjo nuk eshte duke u respektuar nga Serbia. “Ne kemi eksportuar ne Serbi me dokumente Kosove – UNMIK cdo vit, ndersa pas nenshkrimit te kesaj marreveshjeje nuk kemi pasur sukses ne eksport. Ne do te luftojme per ta marre ate treg”, shton ai.
Serbia, qe nga fundi i vitit 2008, ka bllokuar mallrat kosovare per tregun serb, si dhe kalimin transit te tyre, per shkak te nderrimit te vulave nga ato te UNMIK-ut ne ato te Republikes se Kosoves. Qeveria e Kosoves, me 20 korrik kishte vendosur masa te plota reciproke ndaj produkteve serbe, masa keto qe u nderprene me 16 shtator. Qe nga ajo kohe, autoritetet e Kosoves vazhdojne te pohojne se bizneset po eksportojne ne Serbi pa ndonje problem.