E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI-ja pershendet qendrimin e PS-se per te vene ne levizje Venecian



LSI-ka e ka konsideruar pozitiv qendrimin e PS-se per te vene ne levizje Komisionin e Venecias per fletet e votimit e artikuluar kjo nje dite me pare nga kreu i Grupit Parlamentar te socialisteve Gramoz Ruci. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha dje per mediat se nje qendrim i tille eshte i vonuar por vlen per tu pershendetur pasi heq pengesat per ngritjen e komisionit hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Natyrisht do te ishte me mire qe PS-ja ti ishte drejtuar prej kohesh Komisionit te Venecias dhe Gjykates Kushtetuese qe ne te mos ishim sot mbas tete muajsh ne kete realitet - tha Luan Rama duke pohuar gjithashtu se asnjehere nuk eshte vone per te hedhur hapat e duhur e pozitive dhe per te tejkaluar pozicionet per integrimin europian te Shqiperise.
Nderkaq sekretari i Pergjithshem i LSI-se ka vene theksin ne domosdoshmerine per realizimin e reformes zgjedhore. LSI-ja vazhdon te mbetet e angazhuar dhe e motivuar qe te bashkepunoje me te gjithe aktoret politike ne kerkesen e saj per domosdoshmerine e reformes zgjedhore vecanerisht dhe per perfshirjen apo integrimit edhe te PS-se ne keto reforma per permbushjen e detyrimeve qe e vendosin Shqiperine ne vendin e saj te vlerave ne familjen europiane - eshte shprehur Rama i cili vleresoi se politika eshte ne limitet e kohes per ta realizuar kete reforme para zgjedhjeve lokale. Koha nuk pret afatet kushtetuese shpallja e zgjedhjeve dhe detyrimi per te permbushur apo per te plotesuar ndryshime ne perputhje me Kushtetuten e bejne te domosdoshem angazhimin konkret - eshte shprehur Rama.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›