E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto me Fratinin Vendimet e gjykates te pranohen nga te gjitha palet

Gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Iniciativës së Evropës Qendrore, që u mbajt në Trieste, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pati një takim dypalësh me Ministrin italian të Punëve të Jashtme, Franko Fratini.

Gjatë takimit, u diskutua mbi situatën e krijuar nga zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Haxhinasto iu përgjigj interesimit të Fratinit për situatën paszgjedhore në vendin tonë.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Fratini u shpreh se në këtë rast duhet që ligji të zbatohet dhe të lihen gjykatat që të vendosin.

“Vendimet e gjykatës duhet të pranohen nga të gjitha palët dhe rezultati duhet të respektohet”.

Ministri Fratini theksoi se respekti ndaj ligjit dhe zbatimi i tij, siç përcaktohet në legjislacionin vendas, është një provë që e kualifikon Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›