Haxhinasto në Bon: Ndihma jonë për Afganistanin edhe pas 2014

Në konferencën ndërkombëtare për Afganistanin që po zhvillohet në Bon të Gjermanisë, ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ka mbajtur fjalën e tij në lidhje me situatën në Afganistan dhe rolin e Shqipërisë në paqen e këtij shteti.
Ministri Haxhinasto tha se kontributi i Shqipërisë përkrah ndërkombëtarëve në vendosjen e paqes në Afganistan do të vazhdojë. Haxhinasto garantoi se trupat shqiptare paqerujartëse do të jenë në Afganistan edhe përtej 2014-s, vit kur është parashikuar largimi i forcave paqeruajtese ndërkombëtare.
Sipas tij, trupat shqiptare do të shërbejnë në Afganistan derisa të arrihet paqja. Kjo konferencë u organizua me ndërhyrjen e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwelle. Ndërkohë që Presidenti afgan ka kërkuar që forcat ndërkombëtare të mos largohen nga Afganistani , pasi sipas tij gjendja e sigurisë mbetet ende e zbehtë.