Kushtetuesja: Termi kombësi në ligjin për gjendjen civile është antikushtetues

Gjykata Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ka cilësuar si antikushtetuese termin kombësi në ligjin Për gjenden civile. Vendimi i gjykatës është bazuar në Kushtetutë ku përcaktohet se normat e nxjerra nga organizatat ndërkombëtare qëndrojmë mbi ligjet e vendit.
Në këtë mënyrë Kushtetuesja ka vendosur përcaktimin si shfuqizim si të papajtueshëm me Kushtetutën të termit kombësi në nenet 6/1, 8, 42/2, germa e dhe të nenit 58, tërësisht, të ligjit nr.10129, datë 11.05.2009, Për gjendjen civile.
Gjykata në arsyetimin për këtë vendim shprehet se Rezolutën 1735 (2006) ku koncepti kombësi do të thotë shtetësi, nënkuptohet një lloj marrëdhënieje kontraktuale ndërmjet një personi fizik dhe një shteti, ndërsa në vendet ku koncepti kombësi do të thotë komunitet etno-kulturor ai nënkupton një realitet kulturor (një fakt ose status kulturor) që bazohet në bashkimin e lirë dhe të njëanshëm të një personi fizik me atë komunitet dhe përfshin vetëm marrëdhëniet ndërmjet anëtarëve të komunitetit.
Gjykata shprehet se ligji për gjendjen civile nuk përcakton saktësisht dhe qartësisht se çfarë kuptohet me termin kombësi. Vendimi është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.